Nëse bëjmë këtë gjë çdo fundjavë mund të na zgjatet jeta

Nëse planifikoni të çlodheni gjatë fundjavës, nuk keni pse ndiheni fajtorë pasi kjo mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Kliko per me shume info

Një studim suedez vëzhgoi mënyrën sesi mosha dhe gjumi i një personi mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Hulumtuesit, të cilët shqyrtuan të dhënat e afërsisht 43,000 pjesëmarrësve, zbuluan se ata të moshës deri në 65 vjeç, ishin më të prekur nga fakti sesa gjumë flinin.

U konstatua se ata që flinin më pak se 5 orë gjumë natën, mund të jetonin më pak. Megjithatë, shkencëtarët thanë se, mund të rrisni kohën mesatare që flini gjumë dhe nga ana tjetër mund të rrisni shanset për të jetuar më të gjatë, duke kompensuar çdo orë gjumi të humbur gjatë javës, me atë të fundjavës.

Hulumtuesi Torbjörn Åkerstedt tha:

“Mund ta kompensoni duke fjetur gjatë fundjavave. Kjo është në fakt një argument për të shijuar të gjithë fundjavën”.

loading...