City mposht Evertonin, rikthehet në krye të renditjes

Manchester City ka shënuar fitore 2:0 në duel me Evertonin, duke u rikthyer në krye të renditjes së Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, kur pas një harkimi në zonë Laporte shënoi me kokë. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Gabriel Jesus, në minutën e shtatë të kohës shtesë, pas dy përpjekjeve.

Kliko per me shume info

Pas kësaj fitoreje City rikthehet në pozitën e parë me 62 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, por skuadra e Guardiolës ka goldallim më të mirë.

loading...