Barça-Real, paqe në “Camp Nou”, finalisti vendoset në “Bernabeu”

Barcelona dhe Real Madrid e kanë mbyllur baras (1:1) ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që u zhvillua sonte në ‘Camp Nou’.

Barça e nisi ndeshjen pa yllin e saj kryesor Lionel Messin, të cilin trajneri Ernesto Valverde e përfshiu në lojë vetëm në pjesën e dytë.

Kliko per me shume info

Madrilenët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi pas vetëm 6 minutave lojë, kur Lucas Vasquez shënoi pas asistimit nga Karim Benzema.

Më pas ishte Barcelona që e administroi lojën dhe që krijoi raste shënimi, por golin e barazimit e gjeti tek në minutën e 57-të, kur braziliani Malcom shënoi për 1:1.

Inkuadrimi i yllit argjentinas në minutën e 63-të nuk solli ndonjë ndryshim të madh në lojën e Barçës, kështu që deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në ‘Santiago Bernabeu’.

loading...