Panik në Durrës, mer flakë banesa në katin e nëntë të një pallati

Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele një banesë në Durrës. Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e nëntë të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.1 te qytetit bregdetar. Ndërkohë mësohet se dy te asfiksuarit e parë, një fëmijë dhe një 30 vjeçar janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Katër autoambulanca dhe dy mjete te repartit zjarrfikës ndodhen në vendit te ngjarjes. Momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz.

ME TE LEXUARAT