Zbardhet takimi, Meta-Ramës: Drejtoje vetë Ministrinë e Jashtme, Cakajn bëje ministër Kulture

0

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta një ditë më parë kanë zhvilluar një takim për çështjen e dekreteve.

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur kundërshtinë Ramës për kandidaturën e Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm. Mësohet se Meta i ka propozuar Ramës që postin e ministrit të Jashtëm ta marrë vetë dhe Cakajn ta bëjë ministër kulture.

Kliko per me shume info

“Gent Cakajn mund ta bësh ministër Kulture. Mund të veprosh si në Greqi, të jesh edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm”, mësohet ti ketë thënë Presidenti Meta, kryeministrit Rama.

Pas këtij takimi, ditën e sotme, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Në letrën drejtuar kryeministrit Rama dhe që mban datën 10 janar 2019, presidenti renditi dy argumente thelbësorë. I pari lidhet me deklaratat që Cakaj ka mbajtur për gjatë kohës si zv/minister lidhur me të ashtuquajturin korrigjimi i kufijve, të cilat i quajti “të rrezikshme” dhe me “pasoja të paparashikueshme”

I dyti lidhet me mospasjen e çertifikatës së sigurisë. Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri.

Ndërkohë Presidenti nuk ka dekretuar as shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.