Vjedhja në bazën e Pashalimanit, mbahen të shoqëruar pesë ushtarakë

Aktualitet

Pese ushtarakë të cilët kanë qenë më shërbim në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë vazhdojnë të mbahen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar.

Veprimet hetimore janë duke u kryer nga policia ushtarake, e cila ka marrë në pyetje personat.

Një nga ushtarakët e ndaluar pas grabitjes që ndodhi ditë më parë në Pashaliman ka deklaruar se nuk ndodhej në vendin e punës në atë moment, pasi kishte ftohtë.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi të premten dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili ka sqaruar në ngarkim të 5 ushtarakeve janë ngritur dy akuza ajo e shkeljes së rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” dhe “vjedhje”.

ME TE LEXUARAT