U vodh depoja si në ’97, reagon ashpër Shtabi i Forcave të Armatosura

0

Ditën e sotme ka bërë mjaft bujë ngjarja që ka ndodhur në  Bazën Detare të Pashalimanit ku është dëmtuar depoja e armatimit.


Pas ngjarjes së bujshme ka reaguar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i cili e quan këtë ngjarje të shëmtuar.

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Kliko per me shume info

 Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.