Skandal! Në Shqipëri janë fshirë incizimet e arratisjes së Gruevskit

Kosovë&Rajon

Shqipëria nuk i ka dorëzuar Maqedonisë regjistrimet nga kamerat e sigurisë mbi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski me arsyetimin se janë fshirë.

Kjo u bë e ditur nga prokurori shtetëror i Maqedonisë, Lubomir Jolevski. Ai ka sqaruar para gazetarëve se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht por se sistemi i mbikëqyrjes nga ana e Shqipërisë në mënyrë automatike i ka larguar nga sistemi regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t'i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike", ka deklaruar Jolevski.

Pas kësaj mbetet dilema se cilën rrugë saktë ka shfrytëzuar ish kryeministri i cili ka ikur nga Maqedonia më 9 nëntor të vitit të kaluar. Prokuroria është duke hetuar disa regjistrime që ka siguruar nga Mali i Zi por se është duke grumbulluar edhe prova tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish kryeministri Gruevski ka fituar azil politik në Hungari, Kundër tij është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e blerjes së një makine zyrtare të blinduar në vlerë prej afro 600 mijë euro. Kundër tij janë duke u zhvilluar edhe të paktën katër procese tjera gjyqësore.

Në disa publikime në rrjetin social Facebook, pas arratisjes, Gruevski ka thënë se akuzuar pushtetin për ndjekje politike. /REL

ME TE LEXUARAT