Si u shpëtua nga FNSH-ja i riu në Shkodër i bllokuar nga 2 metra dëborë

0

Një 24 vjeçar i quajtur, Mursel Sykaj prej disa orësh mbeti i bllokuar nga dëbora në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë.

Vendi ku ai ishte bllokuar dhe ku i rrezikohej seriozisht jeta, ishte tepër i terren i vështirë, ku trashësia e dëborës arrinte në 1metër e 80 centim.

Kliko per me shume info

Murseli po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës.

Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës më pas kanë qënë familjarët e tij që kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile.

Pas disa përpjekjesh më helikopter, nuk u arrit të shpëtohej pasi nuk kishte vend ku të ulej. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës.

Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites.

Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.