Shpërthejnë përsëri akuzat ndaj Ronaldos: Donte t’më priste copa…

Sport

Për Cristiano Ronaldon, pas një periudhe qetësie, gjetjes së vazhdimësi së të shënuarit dhe mbylljes së fazës së parë të Serisë A si kryegolashënues, plus tre çmimeve personale të fituara në Dubai, në galanë e futbollit për vitin 2018, rikthehet tsunami i akuzave për përdhunim, madje edhe për kërcënim me jetë tashmë.

Pas bombës së lëshuar nga Kathryn Mayorga, amerikania e cila e ka denoncuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është në pritje të hapjes së procesit, ajo që i hedh benzinë zjarrit është një tjetër ish e portugezit. Bëhet fjalë për Jasmin Linard, një vajzë e cila u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në programin “Big Brother” në Angli, e cila nëpërmjet adresës personale në “Twitter”, ka lëshuar akuza të tjera dhe të rënda ndaj sulmuesit aktual të Juventusit.

"Nuk kam aspak frikë prej tij dhe po e pranoj sot e kësaj dite se për disa kohë kam mbajtur brenda vetes të gjitha sekretet e tij të shpifura", shkruan fillimisht ajo.

"Për dhjetë vite me radhë kam qëndruar në heshtje, por të jeni të sigurt se ka shumë llum brenda të kaluarës së tij. Duke parë ngjarjet, tashmë është e tepërt dhe personalisht nuk mund ta mbroj më atë kundrejt këtyre akuzave për të cilat jam e bindur që ai është fajtor. Prandaj, jam gati të mbroj kauzën dhe të mbështes me fakte Katrin Majorgën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Cristiano më ka thënë se nëse do të kisha njohur dikë tjetër, apo nëse do të kisha lënë shtëpinë ku banoj, ai do të më kishte grabitur, të më priste në copa dhe më pas do të më fuste në çanta të ndryshme, përpara se të më hidhte në lum. Po, kam të gjitha provat e kësaj që po them. Cristianos është një psikopat", përfundon Jasmin

ME TE LEXUARAT