Ramën e kryqëzojnë në internet: Kërkoji falje Serbisë, jo Kosovës

Politikë

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakjan për ministër të jashtëm si dhe debatet e shkaktuar nga poetika për këtë vendim janë reflektuar edhe në rrjetet sociale.

Faqet më të njohura humoristike kanë filluar të tallen me reagimin e Ramës duke e “masakruar” me komente.

Faqja satirike ‘Brryli Broadway’ thotë se Rama duhet t’i kërkojë ndjesë Serbisë dhe jo Kosovës.

Rama shkroi në Twitter “Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ndërsa ‘Brryli Broadway’ e ka modifikuar postimin e Ramës duke shkruar “Ndjesë Serbisë për këtë turp”.

ME TE LEXUARAT