Rama: Meta e ka marrë edhe vetë brenda disa orësh certifikatën e sigurisë

Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili shprehej ndër të tjera se Gent Cakaj kishte marrë brenda 24 orësh certifikatën e sigurisë.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Rama u shpreh se Meta si kryetar Kuvendi e ka marrë brenda disa orësh certifikatën e sigurisë për një aktivitet ku duhej të shkonte.

Sipas Ramës edhe ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha si dhe ish ministri Edmond Panariti kanë punuar pa certifikatë sigurie.

“Meta si kryetar kuvendi e ka marrë brenda disa orësh certifikatën e sigurisë për një aktivitet ku duhej të shkonte, se certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihen në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar. Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua të kujtoj një fakt, n.q.s. ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik mes Metës dhe një ministri të propozuar nga kryeministri, ka qenë ai mes Bujar Nishanit dhe Xhafës. Pse Meta po sfidon kushtetutën? Për 3 vite Klajda Gjosha ka qenë pa certifikatë sigurie. Edhe Edmond Panariti ka qenë pa certifikatën e sigurisë kur ishte ministër i Jashtëm.”- tha Rama.

ME TE LEXUARAT