Plasin protestat në Serbi kundër Aleksandar Vuçiç

Aktualitet

Protestat e opozitës në Serbi kundër Aleksandër Vucic vijojnë ende edhe pse moti atje është i acartë, kjo nuk ka ndalur protestuesit që i janë rikthyer protestave sërish në fillim të vitit të ri.

Protestuesit akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiç që po shtyp të drejtën e medias dhe po bën raprezalje mbi opozitën.

"I dashuri ynë Aleksandar Vuçiç! Ne po zemërohemi gjithnjë e më shumë. Unë dua t’iu them se po zemërohemi gjithnjë e më shumë dhe do të ketë gjithnjë e më shumë protestues në shesh. Mjaft me gënjeshtra, mjaft me vjedhje dhe dëgjoni atë që njerëzit po ju thonë”, tha Branislav Trifunoviç, aktor.

Këtë të shtunë, për të 6 herë radhazi, marshuesit do të ngrenë edhe një herë në duar flamujt dhe banderolat, në një shpalosje të madhe të pakënaqësisë ndaj sundimit gjithnjë e më të kritikuar të Vuçiçit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Diktator", thërriste turma në një nga demonstrimet e fundit në kryeqytet. Disa dhjetëra njerëz mbanin ndërkohë në duar një tabelë gjigante, ku shkruhej “Mjaft me këmisha të përgjakura”, një referencë ndaj politikanit të opozitës, Borko Stefanoviç, që u gjakos pasi u sulmua nëntorin e kaluar.

Ishte ky incident, që ndezi edhe protestat e para. Sulmi u solli shumë serbëve në mendje incidentet e dhunshme mbi kundërshtarët politikë në vitet ’90, nën sundimin e Slobodan Milosheviçit.

ME TE LEXUARAT