Ndodh dhe kjo! 11 sportistë në pranga për trukimim e ndeshjeve

0

Nuk kanë të ndalur skandalet në truimet ku përfshihet bota e sportit, ku më parë ka pasur edhe shumë të arrestuar.

Në këtë skandal janë përfshirë edhe 11-të tenistë profesionistë të cilët janë arrestuar. Garda Civile Spanjolle në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë Spanjolle, kanë arritur që të përfundojnë me sukses një operacion madhor në ndalimin e këtyre akteve të paligjshme.

Kliko per me shume info

Ky rrjet, kishte një shtrirje aq të gjerë, saqë ata kishin krijuar lidhjet me tenistët profesionistë dhe këta të fundit kishin dakordësi që të plotësonin kushtet e tyre dhe në këmbim do të merrnin shuma të konsiderueshme parash.

83 të dyshuar bashkë me 11-të tenistët tashmë janë vënë në pranga, ndërkohë që policia spanjolle ka hetuar 11-të shtëpi duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje ekeltonike. Gjithashtu nuk kanë lënë pa bllokuar edhe plot 42 llogari bankare deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.