Modric largohet, Reali bisedime me një ‘mister’ 250 milionësh

0

Real Madrid është duke kaluar formën më të dobët në vitet e fundit dhe këtë e tregojnë mjaft mirë statistikat e këtij sezoni.

 Largimi i Cristiano Ronaldon në verë e ka dobësuar shumë sulmin madrilen, i cili ka shumë vështirësi para portës. Pas humbjes së kësaj jave përballë Sociedad, ishte Modric që kritikoi bashkëlojtarët për formën e dobët që po tregojnë.

Kliko per me shume info

Florentino Perez është vënë në lëvizje fillimisht për një mesfushor. Zyrtarët spanjoll kanë hyrë në bisedime me lojtarin e Totenhemit, Christian Eriksen.

Danezit i skadon kontrata në 2020 dhe klubi nga Anglia ka vendosur një çmim stratosferik për të, 250 milionë euro.

Reali beson se në verë mund të arrijë një marrëveshje me të, për një shifër më të ulët, duke vendosur nën presion Totenhemin që mos ta humbas mesfushorin me parametra zero. Mbërritja e tij në Madrid mund të sillte largimin e Luka Modriç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.