Ky është smartphoni me kamerën më të mirë deri më tani

Teknologji

Smartfonët e kompanisë Google, të modelit Pixel, njihen për kualitetin e lartë të kamerës që posedojnë, derisa as Pixel 3 nuk bën ndonjë përjashtim.

Makina e kërkimit, tashmë në prodhim edhe të telefonave, ka shpërndarë një ton tiparesh të reja që përmirësojnë eksperiencën e kamerës.

Sekreti prapa kamerës së mrekullueshme të Pixel është opsioni HDR+.

HDR+ është ajo çfarë i ofron kamerës dinamizëm më të madh. Në vend të realizimit të një fotografie, Pixel mundëson disa sosh nga kënde të ndryshme dhe më pas kombinon në imazhin final.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karakteristika më e diskutuara duhet të jetë opsioni “Night Sight”. Ky opsion nuk ishte në dispozicion pasi u lancua, megjithatë pas një përditësimi u bë i mundshëm për të gjithë përdoruesit.

Night Sight iu lejon juve të fotografoni në errësirë pa ndihmën e blicit.

ME TE LEXUARAT