Kjo video e Dua Lipës së vogël që flet shqip do t’jua rregullojë ditën (VIDEO)

Showbiz
https://www.instagram.com/p/BsnsjJVBXTL/

Këngëtarja Dua Lipa nuk e harron asnjëherë origjinën pavarësisht famës së madhe që ka sot ndërkombëtarisht.

Jo vetëm në intervista, Dua edhe në profilin e saj në Instagram publikon shpesh imazhe ku e përmend Kosovën.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një video e cila është realizuar vite më pare, kur këngëtarja ka qenë e vogël. Në të Dua dëgjohet duke folur shqip.

”Duke folur në gjuhën shqipe dhe duke bërë një shfaqje të vogël para kamerës me beben Rina Lipa. Kush mund ta gjejë se çfarë po them. Më mungon familja ime sot më shumë se kurrë më parë”, shkruan këngëtarja.

ME TE LEXUARAT