Katër orë në këmbë, policia gjen qytetarin e bllokuar në borë (VIDEO)

0

Policia në ndihmë të qytetarëve në nevojë Nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër dje në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes.#24orënëshërbimintuaj

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër am Freitag, 11. Januar 2019

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, një bari ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë në Shkodër, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë që ai të gjendej.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:00 është bërë e mundur gjetja e shtetasit të bllokuar në borë dhe më pas është bashkuar me familjen.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:

Policia në ndihmë të qytetarëve në nevojë

Nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër dje në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.

Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.