I mori jetën një gruaje, arrestohet pas 25 vjetësh për shkak të një çamçakëzi

0

Nuk ia kishte marrë mendja kurrë! I bindur prej shumë vitesh se askush nuk do ta zbulonte, Raymond Charles Rowe, një Dj i famshëm amerikan nga Pennsylvania, i njohur si DJ Freez, vijonte karrierën e tij pa asnjë pengesë, teksa askush nuk e dinte se ishte vrasës.

Burri katër ditë para Krishtlindjes së vitit 1992 vrau brutalisht Christy Mirack, një mësuese 25-vjeçare, duke e mbytur në shtëpinë e saj në Lancaster, pasi e përdhunoi.

Kliko per me shume info


As që e mendonte se policia nuk e kishte mbyllur atë çështje dhe pikërisht kur nuk e priste u tradhtua nga motra e tij, e cila ishte regjistrua në një sajt gjenealogjik me një bazë të rëndësishme të dhënash, që çuan drejt tij. Ai u arrestua qershorin e lënë pas, por këtë të martë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.

Christy u vra në 21 dhjetor të vitit 1992 teksa po përgatitej për të shkuar në shkollë. Trupi i saj u gjet nga drejtori i shkollës i cili u shqetësua se pse ajo nuk kishte shkuar në mësim dhe duke qenë se nuk ju përgjigj as në telefon, i shkoi në shtëpi.

Përveç provave të pagabueshme lidhur me abuzimin seksual, vajza e kishte nofullën e thyer, shenja të dukshme mbytje dhe plagë në qafë, shpinë, kraharor dhe fytyrë.

“Nuk e kemi mbyllur kurrë çështjen, as kur ezauruam të gjithë listën e të dyshuarve pa mundur të gjejmë fajtorin. Arsyeja kryesore pse vijuam hetimet ishte brutaliteti i vrasjes”, thonë zyrtarë të policisë. Kthesa e bujshme në hetime erdhi kur autoritetet vendosën që të përdornin një bazë të dhënash gjenealogjike, ku ishte e pranishme gjysmëmotra e Raymond. Disa detektivë arritën të marrin ADN-në e Raymind duke marrë një shishe uji ku ai kishte pirë dhe një çamçakëz që kishte pështyrë gjatë një shfaqe në 31 maj të vitit të kaluar, shkruan noa.al.

Pas analizave të kryera rezultoi se ADN-ja që ngjalli dyshime në pemën gjenealogjike, përputhej me atë të dyshuarin dhe ishte e njëjta me provat që u gjetën në vendin e krimit. Kështu pas 26 vitesh, vrasësi mundi të arrestohej. Ai u vu në pranga në muajin qershor, por këtë të martë u dha dënimi me burg përjetë për të.

Kjo nuk është hera e parë që në sajë të të dhënave gjenealogjike të ADN-së në SHBA, arrihen të zbulohen autorët e krimeve të ndryshme, të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.