Franca përgatitet për fundjavën e 9 të protestave, 80 mijë police në gadishmëri

0

Më shumë se 80 mijë policë janë mobilizuar në qytete të ndryshme të Francës për fundjavën e nëntë të protestave, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, po përgatitet për nisjen e një debati publik që do të zgjasë tre muaj, përmes së cilit synohet qetësimi i protestuesve dhe largimi i tyre nga rrugët.

Pritet që numri më i madh i protestuesve të jetë në Paris, ndërsa autoritetet po shpresojmë që të shmanget dhuna dhe përleshjet e fundjavës së kaluar. Më shumë se pesë mijë policë do të jenë në krye të detyrës vetëm në kryeqytet, ndërsa shumë zyrtarë të tjerë janë detyruar t’i ndërpresin pushimet.

Kliko per me shume info


Protesta të mëdha mund të ketë edhe në qyetin e vogël që shtrihet në Francën qendrore, Bourges. Grupet e protestuesve po e shohin këtë vend si më të përshtatshëm sepse aty shkohet më lehtë nga të gjitha anët dhe ka më pak prani policore. Qyteti me 66 mijë banorë i ka mbyllur muzetë dhe i ka mbuluar shenjat elektrike në vendndalimet e autobusëve.

Policia e qytetit e ka ndaluar protestimin në qendrën hisorike, që do të thotë se protestuesve do t’u lejohet qëndrimi vetëm në shëtitoren periferike të qytetit. Shumë pronarë të dyqaneve kanë thënë se nuk do t’i mbyllin ato deri në çastin e fundit, por frikësohen se nuk do të kenë klientë për shkak të protestave.

Protestuesit kanë vazhduar bllokimin e rrethrrotullimeve, ndërsa qeveria ka njoftuar se rreth 60 për qind e kamerave për matjen e shpejtësisë janë shkatërruar ose dëmtuar nga fillimi i protestave në nëntor të vitit të kaluar, shkruan “The Guardian”,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.