Flet tifozi që mahniti Francën: Dashuria dhe sakrifica janë bashkudhëtare

0

Ai është tifozi më i famshëm i kombëtares shqiptare, pikturuar e shqiponjës dykrenore në Euro 2016 bëri që të pushtonte faqet e para të gazetave ndërkombëtare.


Quhet Besmir Limani ose i njohur si ‘fytyrëshqiponja’. Në një intervistë për “Albinfo.ch”, Limani ka rrëfyer pak edhe nga emocionet e përjetimet e tij para ndeshjes së Kombëtares.

Kështu, theksi vihet ndjeshëm kur situata arrin deri aty saqë braktiset edhe familja e puna, vetëm për të qenë afër Shqipërisë. Limani shprehet se kjo sakrificë bëhet nga shumë shqiptarë, e jo vetëm nga ana e tij.


“Dashuria dhe sakrifica janë bashkudhëtare. Unë nuk jam i vetmi nga Zvicra që udhëtoj gati në çdo ndeshje të Kombëtares, por jemi shumë “shqiponja” që shkojmë për të vetmin qëllim, pra për të përkrahur Kombëtaren dhe për ti motivuar djemtë tanë. Më lart e përmenda sakrificën, pasi për të ndjekur Kombëtaren kudo në Botë duhet lënë puna dhe familja, por ja që dashuria ndaj Kombëtares është diçka më e veçantë dhe deri tani e kemi tejkaluar çdo situatë”, u shpreh Limani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.