E hëna e gjen Realin me trajner të ri, një rikthim i bujshëm…

0

Real Madrid është duke kaluar një moment mjaft të vështirë. Pas u shkarkua Lopetegui, drejtimin e mori Solari, i cili pavarësisht një starti të mirë tani është në krizë.

Humbjet kundër CSKA Mosca, Eibar e Real Sociedad, dy nga të cilat përpara publikut të shtëpisë, i kanë zbritur shumë pikë argjentinasit në sytë e tifozëve dhe drejtuesve, duke e bërë të mundshëm shkarkimin e tij, që sipas bastvënësve angleze do të jetë shumë shpejt.

Kliko per me shume info

Real, ose më saktë bastvënësit, kanë gati edhe zëvendësuesin. Josè Mourinho, është favoriti për tu ulur sërish në pankinën e Bernabeut, gati pesë vjet nga lamtumira e tij me polemika. Një zgjedhje që, sipas asaj që raporton The Sun, është gjithnjë opsioni i preferuar i Florentino Perez, që nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Special One e hidhërimin që nuk arriti të fitojë Champions League bashkë me portugezin. Aktualisht kuotat për ardhjen e dytë të ‘Special One’ në Madrid janë shumë të mëdha, pas disfatës së Blancos kundër Real Sociedad.

Klasifikimi për mbërritjen e Mou në vend të Solari (opsion që jepet 2,5), shoqërohet nga mundësitë në fund të sezonit (3,5) ose gjatë janarit (eventualitet i kuotuar 7). Por duke qenë se Real luan dy ndeshje këtë javë (e para për Kupën e Mbretit kundër Leganes e pastaj transferta me Betis në Sevilla), është edhe një tjetër zgjidhje radikale, por po aq e mundshme: Mourinho i zyrtarizuar brenda mesnatës mes të dielës dhe të hënës, menjëherë pas sfidës me verdhejeshilët e Quique Setién.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.