Durrës, autorët që morën 10 mijë euro ishin të veshur si policë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot banorët e lagjes 14 në Shkozet të Durrësit teksa tre persona të veshur me uniformë policie i zunë pritë një biznesmeni dhe më pas i grabitën me armë 10 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin gjatë kohës që kishte dalë për kafe me djalin.

Para se të hynin brenda shtëpisë, tre personat i kanë zënë prit biznesmenit tek porta e banesës dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke lidhur familjarët.

Pasi arritën të merrnin sasinë e parave, të maskuar dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, por më pas e kanë lënë të lirë duke ia mbathur në drejtim të paditur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit.

ME TE LEXUARAT