Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

0

Reshjet e dëborës së ditëve të fundit në vendin tonë tashmë janë pasuar nga ngricat. Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të shtunë ka njoftuar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dije se këtë të shtunë është punuar në të gjithë qarqet e vendit që të sigurohet një qarkullim i lehtë dhe pa probleme.

Kliko per me shume info
“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë

Ura e Cerenecit – Steblevë

Qafë Bualli – Kraste

Trebisht – Dogane

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Draje

Peshkopi-Ushtelencë

Domaj-Draj Rec

Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.