Basha, thirrje mediave që nuk transmetojnë protestën

0

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje mediave, të cilat nuk po e pasqyrojnë protestën e studentëve, që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshjeje financiare nga qeveria dhe t’i kthehen interesit publik. Në të kundërt, ato meritojnë të braktisen nga audienca.

Në një takim sot për censurën e mediave, Basha akuzoi kryeministrin për një akt të ri marrëzie që është duke bërë, pushtimin e hapësirës mediatike.

Kliko per me shume info


“Pak hapësira kanë mbetur pa u pushtuar në këtë vend , – tha Basha, – nga shteti privat personal i Edi Ramës, që është një amalgamë e interesave politike të një njeriu me interesat ekonomike të 5 njerëzve dhe interesat kriminale të 12 familjeve mafioze shqiptare.

Një nga këto hapësira është hapësira mediatike në veçanti hapësira mediatike online.

Dua të shpreh mirënjohjen time për ato televizone dhe media që kanë vazhduar dhe vazhdojnë dhe në këto momente, të mbulojnë ngjarjet tek studentët sikundër u bëj thirrje atyre mediave që nuk e bëjnë këtë gjë që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshje financiare sepse këto nuk janë biznese si çdo biznes tjetër. Janë dhe biznese – por biznesi i tyre i parë është biznesi publik dhe në momentin që e braktisin interesin publik, ato meritojnë të ndëshkohen dhe ndëshkimi më i madh është mendoj, braktisja nga opinioni publik, nga audienca, i çdo ekrani, i çdo medie, që braktis një kauzë publike siç është sot kauza e studentëve….:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.