Aleksandar Vuçiç konfirmon vizitën në Tiranë

Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në kuadër të samitit Brdo-Brijunit. Ky samit, nën udhëheqjen e presidentit Ilir Meta, do të organizohet në Shqipëri në datat 7 dhe 8 maj.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun slloven, Borut Pahor, Vuçiç e konsideroi samitin në Tiranë si “një takim shumë të rëndëishëm për të gjithë rajonin.” Hera e parë dhe e fundit që Vuçiç vizitoi kryeqytetin shqiptar ka qenë maji i 2015-ës.

Liderët e rajonit do të mblidhen në Tiranë një periudhë kur pritet të zhvillohen edhe bisedimet për marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën në Beograd, presidenti i Sllovenisë nuk dha mbështetje për idenë e shkëmbimit të territoreve pasi kjo do të sillte pasoja në Ballkan, ndërsa presidenti i Serbisë tha se për këtë çështje duhet të merren parasysh edhe interesat e shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ideja e Vuçiç për shkëmbim territoresh me Kosovën ka gjetur mbështetjen e presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe (jo zyrtarisht) të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve.

ME TE LEXUARAT