Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkarkohet drejtori i KESH, në vend të tij emërohet Benet Beci

Shkarkohet nga detyra drejtori i KESH Agron Hetoja. Ndërkohë po të njëjtat burime pohojnë se Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH. Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka qenë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar 2008.

Z. Benet Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 – Tetor 2012.

Javen e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri dhe institucionet varësisë. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko. Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë./bw

Leave A Reply

Your email address will not be published.