Pakësohen hallet për bizneset, doganat përmirësojnë shërbimin

Doganat në Shqipëri luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ecuria e biznesit dhe doganat ishin qendra e bisedimeve në takimin e organizuar sot nga Dhoma Amerikane me Drejtoren e Doganave ,Belinda Ikonomi.

Kliko per me shume info

Sipas saj “është përmirësuar shërbimi për qytetarët dhe biznesin,po ashtu pjesa më e madhe e autorizimeve janë përfshirë në Platformën E-Albania.

Sfidë, tha Ikonomi, mbetet implementimi i një Dogane pa letër, jo vetëm për shkresat ndërmjet strukturave tona, por ndërmjet biznesit dhe doganës për procedura dhe vendime transparente dhe në një kohë sa më të shkurtër.

“Kemi ndryshuar mënyrën e vlerësimit të deklaratave doganore nëpërmjet një sistemi qendror. Ky sistem i aplikuar përgjatë vitit që lamë pas, ka ndikuar drejtpërsërdrejti në shkëputjen e kontakteve të doganierëve vlerësues me subjektet. Gjithashtu, një element shumë i rëndësishëm është pikërisht ndarja e vlerësimit dhe kryerja e tij vetëm pas ushtrimit të kontrollit të mallit, që aktualisht funksionon pranë Degëve Doganore duke krijuar një ndarje të qartë të përgjegjësive lidhur me deklaratën doganore”, tha Ikonomi.

Lidhur me aplikimin e çmimeve referuese nga ana e administratës doganore, Ikonomi tha se “në vitin 2013 përqindja e artikujve që rivlerësoheshin me çmime referuese nga administrata doganore ishte në masën 19.07 % e numrit total të artikujve”. Kjo shifër, sipas saj, në vitin 2018 është reduktuar në 11.38 % e totalit të artikujve të zhdoganuar.

“Po të eliminojmë këtu artikujt që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimet e makinave të përdorura, këto shifra janë nga 15.51 % në vitin 2013 në vetëm 5.49 % të artikujve”, tha ajo.

Po ashtu, Ikonomi theksoi se “është rritur numri i praktikave të deklaratave doganore me kontroll aposterior (kanali blu) ose pa kontroll (Kanali jeshil) duke reduktuar kohën e përpunimit të deklaratave doganore”.

“Ulja e nivelit të kontrollit fizik është një ndër objektivat e Administratës Doganore dhe një nga objektivat kryesore të DARM-së për vitin 2019 me qëllim krijimin e lehtësirave për biznesin dhe targetim më të saktë dhe rritje të efektivitet në kontrollet e ushtruara”, tha ajo.

ri luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

loading...