Studenti i gazetarisë shkon në botën tjetër në korridorin e shkollës

Një student gazetarie nga Mancesteri vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në korridorin e sallave të Universitetit Salford. Archie Day, i njohur edhe si youtube blogger, e kreu aktin fatal, pasi ishte mërzitur se kishte humbur telefonin.

Ai kishte shkuar me miqtë e tij në një lokal, ku po performonte grupi i njohur Arctic Monkeys. Duke qenë i dehur, 20-vjeçari nuk arrinte të kujtonte se ku e kishte lënë celularin.

Kliko per me shume info

Sipas mediave angleze, pak përpara vetëvrasjes, ai është parë duke qarë në mënyrë të pakontrolluar. Familjarët e tij janë shprehur se Archie vuante nga depresioni prej kohësh, por nuk mendonin se do të vriste veten.

Sipas tyre, shkaktari kryesor për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit është alkooli. Pas zhvillimit të testeve, rezultoi se ai kishte 225 miligram për 100 ml gjak alkool në trup, kur ndërkohë limiti është 80.

loading...