Rama: As Taulant Balla nuk do ta shkatërronte PD-në siç e shkatërroi Luli

Kryeministri Edi Rama tha në Parlament se edhe Taulant Ballës po t’ia kishte dhënë me letër për të shkatërruan PD-në nuk do ta bënte dot siç e ka bërë kreu i saj, Lulzim Basha.

Rama: Këta kanë vetëm vjedhjen në gojë. Ky thotë se këta njerëz këtu (ministrat e rinj), i sollën oligarkët këtu ndërsa dihet botërisht se kush ia bën edhe listat e deputetëve edhe kryesinë e Partisë Demokratike dje. Vijnë e flasin këta dhe qajnë hallin e Partisë Socialiste. Po Partia Demokratike ku është?

Kliko per me shume info

Tamam si atëherë kur Shqipëria i qante hallin Amerikës. E ka bërë PD-në kashtë dhe koqe dhe vjen këtu dhe i qan hallin PS-së. Edhe Taulanti personalisht po t’i kishte thënë me letër merre dhe shkatërroje PD-në, nuk e bënte dot siç e bëri Luli. Personalisht, Taulant Balla, njeriu i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë të zezë siç ia bëri Luli Partisë Demokratike.

loading...