Kotzias nxjerr në shesh të fshehtat e negociatave me Bushatin për kufirin detar

Ish ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë një intervistë për News24/7, ku ka folur ndër të tjera për marrëveshjen e Prespës si dhe për bisedimet me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar.

Nikos Kotzias deklaroi midis të tjerash se: “Kur u bëra Ministër i Jashtëm dhe shkova për herë të parë në Shkup në epokën e Gruevskit i cili nuk dëshironte marrëveshje, takova Zaev dhe udhëheqjen shqiptare. Gjeneralin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëthemelues të Kosovës, Ali Ahmetin.

Kliko per me shume info

Ditën tjetër më morri në telefon një fuqi e madhe, Ministrja e saj, dhe më tha se po i bëj keq bisedimeve sepse po takoj pjesëtarët e opozitës dhe se po përpiqem t’i bëjë Gruevskit presion përmes shqiptarëve. Unë iu përgjigja se nuk i takon atyre se me cilin flasin unë, se është zgjedhja ime se si do të krijoja zgjidhjen. Falë atyre marrëdhënieve të mira që ndërtuam para rreth 3.5 viteve, me Zaev në opozitë dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, arritëm një kompromis të mirë dhe me një pozicionim të mirë të faktorit shqiptar”.

Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë intervistës, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat 75 vite, Kotzias deklaroi se: “Këtë çështje e kishim si pjesë e një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhet. Dhe kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty. Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim -, Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm 2. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramëa dhe Metës. Kjo që është e trishtë, do të thosha, është se z. Bushati nuk do të jetë më MPJ i Shqipërisë për arsye që mund të diskutojmë në një intervistë tjetër. Ai u largua nga Rama dhe në të dy që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në Ministritë tona. Por më lejoni t’ju them një lajm. Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, do të zhvillojë një Seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të katër viteve të fundit, dhe Ditmir Bushati është midis njerëzve që do më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”.

loading...