Cfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit

Ndoshta nuk ju kujtohet por Vis Bajraktari, i njohur për publikun si i dashuri i blogeres shqiptare Lori Hoxha vetëm para pak muajsh bëri një deklaratë të fortë dashurie për 24-vjeçaren.

“Më dridhet zemra sa herë të shikoj ty,”- shkruante ai krahas një fotoje ku shihej teksa puthej me Lorin.

Kliko per me shume info

Por me një vëzhgim të thjeshtë në profilin e Bajraktarit vumë re që Visi e ka hequr këtë përshkrim nga fotoja e tij. Kjo gjë mund të merret si një konfirmim, pasi prej disa ditësh të gjitha mediet rozë aludojnë për ndarjen e çiftit pas 6 vitesh lidhje.

Një komentues madje, shkroi vetëm para pak ditësh në një foto të blogeres Hoxha se e kishte parë Visin në një nga clubet e kryeqytetit me një femër tjetër. Përflitet se bëhet fjalë për një modele mjaft të njohur shqiptare.

loading...