Zjarr në resortin luksoz, dy persona humbin jetën, 22 të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort francez skish në Courchevel, duke i marrë jetën dy personave dhe ka lënduar 22 të tjerë, 4 prej të cilëve në gjendje serioze.

Zjarri nisi pak para agimit, të dielën, në një ndërtesë në të cilën qëndronin disa punonjës sezonalë. Në total, tre ndërtesa u përfshinë nga zjarri. 70 zjarrfikës u angazhuan në përballjen me flakët.

Kliko per me shume info

Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin ekipet e zjarrfikësve që përdornin shkallët dhe përpiqeshin të shpëtonin njerëzit e bllokuar brenda ndërtesës 3-katëshe. Një video e postuar në median sociale tregonte të paktën një person që hidhej nga dritarja e një kati më të lartë për t’i shpëtuar flakëve.

Në një tjetër video shiheshin dhjetëra persona të evakuuar nga ndërtesa të mbledhur në rrugë. Raportet e mediave lokale thonë se në ndërtesë qëndronin rreth 60 punonjës të resortit, përfshirë edhe të huaj.

Prokurorët lokalë dhe policia do të nisin tani një hetim mbi shkaqet e zjarrit. Ministri i Brendshëm francez, Kristof Kastanjer ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka lëvduar punën e zjarrfikësve.

loading...