Vjedhje masive në Tepelenë, zbrazet supermarketi dhe një shtëpi

Gjatë natës së djeshme qyteti i Tepelenës ka rënë pre e grabitësve, të cilët kanë hyrë një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shiste bulmet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.

Kliko per me shume info

Burime nga policia thane se personat që grabitën subjektet dyshohet se kanë qenë pa maska. Nga të dhënat paraprake nuk bëhet me dije se sa mund të jetë dëmi i shkaktuar, por dyshimet e para janë për një grup adoleshentësh problematikë, që janë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë.

Këta kanë hyrë brenda subjekteve duke thyer xhamat, ndërsa prej dyqanit të shumicës kanë marrë një sasi cigaresh kurse në dyqanin e ëmbëlsirave kanë marrë një sasi prej 20 mijë lekësh.

Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.

loading...