Merren dy vendime të rëndësishme për shoferët, procedurat të reja për targat

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave që iu vijnë në ndihmë shoferëve.

Sipas DPSHTRR, vendimi i parë ka të bëjë me targat e përkohshme, me të cilat mund të pajisen automjetet koleksionuese.

Kliko per me shume info

Ndërsa vendimi i dytë lidhet me personat që kanë dëmtuar targën e makinave. Çdo shofer mund të pajiset me të njëjtën targë duke kthyer të vjetrën pa kthyer dokumentacionin në tërësi.

Njoftimi:
Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! (Mjeti do paiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.) #LirëThjeshtShpejt #HistoriKujtesëKulturë

Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!).

loading...