Policia zvicerane jep alarmin: Malli në duart e shqiptarëve

Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës të kantonit Ticino, shpreh shqetësimin se tregu i trafikut të heroinës në këtë territor gjatë 5 viteve të fundit është në duart e trafikantëve shqiptarë.

“Prej vitit 2013 – 2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve – thotë ai – vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen zëvendësohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri e pas 6 o 8 muajve të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane” , deklaron shefi i Antidrogës.

Kliko per me shume info

“Heroina, thotë ai, vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gram heroinë kushton më pak se 200 franga”.

“Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës”.

Shefi i antidrogës së kantonit zviceran, hedh alarmin se, “pas një mungese prej gati 10 vitesh, gjatë 5 viteve të fundit fenomeni i trafikantëve shqiptarë që zotërojnë tregun e heroinës është shfaqur mjaft preokupues”.

“Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosë të trafikut të heroinës”, thotë ai.

Nuk ka një regji të vetme , janë shumë mendje, e veprojnë shumë grupe trafikantësh. Truri i trafikut janë shqiptarët që në shumicën e rasteve e organizojnë trafikun e heroinës nga Shqipëria e në disa raste nga Italia e Veriut. Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje me konsumatorët e heroinës në Ticino e shpesh mikpriten nga ata kur mbërrijnë në territorin tonë”, shprehet shefi i Antidrogës.

“Sa herë që i arrestojmë, thotë ai, versioni i çdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para”.

Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot çmimi i heroinës ka rënë Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150 – 170 franga.

Heorina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore.

Shefi i antidrogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar.

loading...