E rrallë, bora mbulon edhe Jerusalemin, Tokën e Shenjtë

Për herë të parë në shumë vite, dëbora ka mbuluar Jerusalemin pas një stuhie të rrallë që përfshiu të gjithë Tokën e Shenjtë të mërkurën mbrëma.

Qytetarët e Jerusalemit u mblodhën në rrugë për të shijuar fenomenin natyror që u ndodh ta shohin rrallë. Pas një pasditeje me një stuhi të rrallë të ftohtë, gjatë mbrëmjes nisi breshri dhe bora.

Kliko per me shume info


Videot e filmuara tregojnë flokët e borës që bien në vendet e lashta të Jerusalemit për herë të parë në vite.

Dëbora kishte nisur të binte me herët në veriun malor të Izraelit, në Galile dhe në lartësitë e Golanit, ku shiu dhe breshëri bllokuan disa makina dhe i kthyen rrugët në lumenj balte.

loading...