Njerëzit e kësaj shenje horoskopi kanë më shumë mundësi të jenë të pasur

Shkencëtarët kanë arritur në një përfundim të ri. Për të qenë të pasur dhe të famshëm, atëherë duhet të jeni shenja e Ujorit. Sipas vëzhgimit të bërë nga studiues të Universitetit Arkansas, fëmijët të cilët kanë lindur mes datave 20 Janar dhe 18 Shkurt, kanë më shumë mundësi të bëhen të famshëm.

Rastet e trajtuara arritën mbi 300 dhe janë rastësore, të marra nga background-e dhe karriera të ndryshme ndër vite. Si aktorë, aktore, politikanë, shkencëtarë natyre, shkencëtarë te shkencave sociale, shkrimtarë, për të cilët dihej data e lindjes.

Kliko per me shume info

Edhe pse studimi nuk u përqendrua te cilësitë që i bëjnë Ujorët të kenë më tepër mundësi për famë, janë disa hipoteza se përse ndodh kjo gjë.

Sipas një artikulli, Ujorët janë ‘mendimtarë të cilët manifestojnë më së mirë të çuditshmen dhe uniken’. Ata kanë një dëshirë shumë të madhe për pavarësi dhe të bien në sy, por njëkohësisht padyshim që janë shumë të mirë për të krijuar shoqëri dhe raporte me njerëzit. Ujorët cilësohen edhe pak si rebelë.

Disa të famshëm të shenjës së Ujorit, janë Ashton Kutcher, Oprah Winfrey, Jennifer Aniston, futbollisti Cristiano Ronaldo si edhe këngëtari Bob Marley dhe presidenti amerikan Franklin Roosevelt.

Lidhja e shenjave të horoskopit me cilësitë e njerëzve prej kohësh mendohet të jetë shumë e fortë. Ky studiues të shumtë kanë sugjeruar që disa shenja të caktuara janë më të predispozuara për faktorë të ndryshëm, siç janë disa lloj sëmundjesh. Ku veçohet shenja e Dashit, të lindurit gjatë 21 Marsit dhe 19, cilësohen si njerëz me temperament të fortë dhe shpesh vuajnë nga migrena, stresi dhe pagjumësia.

loading...