Media zvicerane për Balilin, si film, Robin Hood modern

Një spektakël e ka cilësuar dorëzimin e Klement Balilit media prestigjoze zvicerane Der Bund, një nga gazetat më të vjetra në këtë vend e themeluar në vitin 1850 në gjuhën gjermane dhe që botohet në Bernë.

Kjo e përditshme është ndalur te akuzat që rëndojnë mbi Balilin dhe tek lidhjet e tij me politikën në vendin tonë, ndërsa shton se ai dyshohet të ketë lidhje me kartelat e drogës që operojnë në Amerikën Latine.

Kliko per me shume info

Më poshtë është dhe artikulli i plotë i gazetës, siguruar dhe përshtatur nga Fax News. 

“Ajo që ndodhi këtë javë në fshatin jugor të Stjarit ishte një film i madh. Disa banorë morën  telefonat e tyre celularë për të filmuar një ngjarje gjoja historike për ta. Në rrugë qëndronte një foristradë ngjyrë argjendi, rreth tij nervozisht lëviznin disa burra – më së shumti me rroba sportive. 

Klement Balili mori një vend teatral në vend të pasagjerit. Kjo i dha fund arratisjes thuajse trevjeçare të baronit shqiptar të drogës. Në mediat shqiptare, 48-vjeçari quhet edhe “Pablo Escobar i Ballkanit”. Kjo mund të jetë pak e tepruar  por Balili nuk është peshk i vogël. Ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Ai arriti njohjen ndërkombëtare në 2016, kur autoritetet greke kapën gati 700 kilogram kanabis në bashkëpunim me Europol dhe agjencinë amerikane të drogës DEA në ishullin e Zakynthos, por Balili  e mohon këtë.

Mediat zbuluan se ai kishte lidhje të ngushta me politikanët më të lartë në vend, madje ishte bërë dhe nënpunës shteti kur në Sarande drejtoi transportin. Këtu, mbreti i kanabisit ka investuar kryesisht në infrastrukturën e turizmit. Klani Balili ndërtoi Santa Quaranta, një hotel luksoz ku disa politikanë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Santa Quaranta, mes tyre Arben Ahmetaj, deri tani Ministri i Financave dhe Ilir Meta, Presidenti aktual.

Thuhet se policia shqiptare u përpoq 14 herë për të kapur të kërkuarin. Më kot. Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Bashkimi Evropian kishte dyshime të mëdha në lidhje me vendosmërinë e autoriteteve për të shtypur bandat e drogës. Balili me sa duket kishte mbeshtetjen e nje rrjeti informatoresh  në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore.

Në rajonin e tij, ai pëlqente rolin e Robin Hoodit modern. Ai u dha traktorë fermerëve, ua paguan sigurimet spitalore, mundësoi karrierat politike. Perandoria e tij e biznesit ka te punësuar disa qindra njerëz. Tani ai është në fund pas hekurave.

Presioni nga Brukseli dhe Uashingtoni mbi qeverinë në Tiranë kohët e fundit u rritën. Me këtë akt kryeministri Edi Rama shpreson se BE do të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor. Vendi i vogël ballkanik  është bërë ndoshta furnizuesi më i madh i marihuanës në Evropë në vitet e fundit. Balili thuhet se është marrë me kartelat e kokainës në Amerikën Latine.

Qeveria socialiste në Tiranë është goditur dhe urgjentisht ka nevojë për sukses. Për disa javë, studentët kanë protestuar kundër taksave të larta të shkollimit dhe kushteve katastrofike në konvikte. Përsëri dhe përsëri paraqiten akuza për korrupsion. Për disa javë, ish gjenerali i ushtrisë Sandër Lleshaj drejton Ministrinë e Brendshme. Dhe ky premton  vendosmëri kundër karteleve të drogës. Një hap i parë është marrë: Klement Balili iu paraqit gjykates një ditë më parë”, thuhet në arikullin e medias zviceriane.

loading...