Arrestohet i forti i Shijakut me nofkën “Roni”, trafikoi 30 kg mall të fortë me mafiozin turk

Eshte rritur numri i personave të arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ku u goditen 4 grupe kriminale vitin e kaluar dhe u arrestuan 32 persona.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Hekuran Hoxha, 48 vjeç, nga Xhafzotaj i Shijakut, pasi ndaj tij Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar dje një urdhër ndalimi.

Kliko per me shume info

I arrestuari është Hekuran Hoxha dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit ‘Avdylaj’ në Shijak. 48-vjeçari akuzohet për laboratorin e heroinës që u zbulua në Brenog të Hasit.

Hekuran Hixha bashke me nje shtetas turk kane kryer aktivitet be trafikun e lendeve narkotike. Mediat turke kanë shkruar disa herë për aktivitetin e shtetasi Abdulselam Turgut, personazh i njohur në Turqi. Ai, me sa duket, nuk ka udhëtuar rastësisht në Shqipëri në shkurt të këtij viti. Si një trafikant ndërkombëtar droge, ai mund të ketë pasur edhe më parë bashkëpunëtorë shqiptarë.

Gazeta turke “Hyrriet” shkruante se Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Sipas medias turke, personat që kanë pasur lidhje me turkun kanë qenë Hekuran Hoxha dhe Xhemaim Posmaçiu. Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroine të pastër.

Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshje me shtetasit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore.

Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me “peshkun e madh” të narkotrafikut, kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin “Roni”; vëllai i tij, Fatbardh Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimin “Toku”.

Në këtë dosje u mor një masë sigurimi edhe për shtetasin Lutfi Shabani, i njohur si “Ben Çami”. Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë viteve 2003-2004 policia italiane ka kapur dhe sekuestruar në brigjet Apenine rreth 450 kilogramë heroinë, origjina e së cilës ishte nga Shqipëria dhe konkretisht nga Durrësi, ku ishte nisur nga të arrestuarit.

loading...