Asnjë prokuror nuk aplikon për SPAK, nga se kanë frikë?

Aktualitet

Asnjë prokuror nuk ka aplikuar deri më tani për të qenë pjesë e organit të prokurorisë që do të jetë tmerri i politikanëve në të ardhmen në Shqipëri.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e hapi garën javën e shkuar, por deri më tani askush nuk ka guxuar të aplikojë për të qenë pjesë e SPAK, i cili do të merret vetëm me zyrtarët e lartë.

Ka dyshime se ky hezitim vjen për faktin se ligji parashikon kontrollin e imtësishëm të prokurorit që do të jetë anëtar i SPAK si edhe familjarëve të tyre.

Prokurorët duket se i frikësohen këtij fakti duke bërë kështu që të mos aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK duke u mjaftuar vetëm me të qënit pjesë e sistemit të drejtësisë pas shpëtimit edhe nga vettingu

ME TE LEXUARAT