Bora bllokon qindra qytetarë në rrugën e Kombit, revoltohet gazetari: Koncesion i dështuar

Aktualitet

Gazetari Mentor Kikia me ane te nje psotimi ne faqen e tij ka komentuar si koncesion te deshtuar ate te mirembajtjes se rruges se Kombit.

Edhe pse nga shtatori qytetaret qe kalojne ne kete aks paguajne rregullisht tarifen e mirembajtjes, rruga eshte lene e pa pastruar nga bora dhe akulli.

Reagimi i Gazetarit Mentor Kikia:

Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundëshme. Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse.
Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve.
Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot tu marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.
Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifen e rruges. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë. Qytetaret paguajne takse per rrugen, jo taksen "Kastrati".

ME TE LEXUARAT