Studentët nuk dorëzohen, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Aktualitet

Pavarësisht se sot është ditë pushimi për administratën, studentët do të vazhdojnë protestën e tyre.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon" thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT