SHISH i përgjigjet “The Independent”: Lajmi për nxjerrjen e sekreteve, i pavërtetë

Aktualitet

Britanikët kanë dhënë alarmin se agjentë sekretë të Shërbimit Informativ në Shqipëri janë ekspozuar. Media prestigjioze “The Independent”, i ka kushtuar një shkrim shumë të gjatë këtij skandali, pasi sipas tyre, institucionet shtetërore në Shqipëri në faqet e tyre zyrtare kanë publike çdo informacion për punët e SHISH, duke rrezikuar jetën dhe punë e agjentëve.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili shprehet se lajmi në fjalë është i pavërtetë dhe se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE.

“Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete të SHISH është i pavërtetë. SHISH deklaron se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE.
Me keqardhje nuk mund të bëjmë asnjë koment më shumë.”, – thuhet në reagimin e SHISH.

Sipas “The Independent” rrjedhja e informacionit nga shërbimi, që supozohet të jetë sekret duket të jetë e madhe dhe potencialisht e rrezikshme për NATO-n por mund të kenë pasoja edhe ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT