Nuk e shihni por ju fotografon, policia u bën zborin shoferëve në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka konstatuar 125 shkelje të normave të qarkullimit rrugor.

Policia ka vijuar aksionin e saj në një mënyrë tjetër, me anë të efektivëve të pauniformë, të cilët fotografijnë çdorast të shkeljes së sinjalistikës rrugore, kryesisht në kryqëzime dhe në zonat urbane.

Kliko per me shume info

Me anë të një njoftimi për mediet, policia shprehet se janë konstatuar 125 mjete në shkelje të rregullave, ndërsa shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshem, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

Me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara në nenin 199 te Kodit Rrugor të Republikes së Shqipërisë.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshem, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor edhe aty ku mungon fizikisht 👮♀, së pari për sigurinë tuaj dhe për tu mos u penalizuar nga 👮♀ që nuk 👁👁, por 📸✍ /Lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.