Kakavijë, studjuesit Panajot Barka i gjenden libra me përmbajtje anti-shqiptare

Aktualitet

Studiuesi dhe njëkohësisht shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka ka tentuar të fusë në territorin shqiptar libra me përmbajtje anti-shqiptare.

Gjatë një kontrolli rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra për flisnin për Vorio-Epirin. Barka ishte me gruan në makinë kur iu gjetën librat për të cilat u justifikua se ishin për bibliotekën e Universitetit 'Eqerem Çabej'.

Librat me përmbajtje anti-shqiptare i janë çuar Prokurorisë së Gjirokastrës ndërsa studiuesi Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë.

ME TE LEXUARAT