“Isha 5 herë fituese”, Fifi ka dy fjalë për Florin që triumfoi në “Këngën Magjike”

0

Këto javë kanë qenë mjaft ‘të nxehta’ për këngëtarët shqiptarë që ishin të gjithë në garë për të fituar çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike”. Kupën e rrëmbeu Flori dhe vetëm një ditë më pas Filloreta Raçi e njohur si Fifi, e cila mori vendin e tretë në këtë festival ka bërë një status në Instastory në lidhje me këtë gjë.

Ajo shkruan se vendi i parë ishte i merituar për Florin, jo vetëm për këngën që zgjodhi të konkurronte por edhe për artistin që është dhe muzikën që ka sjellë ndër vite.

Kliko per me shume info

“Nanusha…të paktën ju që më ndiqni mua, por edhe ju të tjerët që do e shihni rastësisht. Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në ansjë moment nuk dua që të shpërndani as energji dhe as komente negative. Me dinjitet dhe plot meritë, Flori e meritonte atë çmim, për super këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival por për artistin që është dhe për muzikën që ka sjellë ndër vite.

Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë. Për çdo tekst e këngë që ishte në finale, shkruajtur apo kompozuar nga unë. Dhe unë jam shumë e lumtur që ju morët këngën time që kisha me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit. Kaq më mjafton, e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju…ju jam falenderuese,”– shkruan Fifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.