I këputen gishtin në protestë, zbulohet gjendja e polices Nuka

0

Ina Nuka, policja e cila u lëndua në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, vazhdon të kurohet në Turqi. Protesta e cila u zhvillua me 22 nëntor, lëndoi rëndë policen të cilës iu këput njëri gisht me kapsolle.

Efektivja e forcave Shqiponja mësohet se ka kryer deri tani dy ndërhyrje, që kanë rezultuar të suksesshme.

Kliko per me shume info

Nuka fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që pritet që javën që vjen të kryejë edhe operacionin më të vështirë, atë të transplantit të gishtit të madh.

Aktualisht Ina ndodhet në një spital në Ankara dhe e shoqëron e ëma e saj. /Lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.