Faqja e parë me Macronin ‘hitlerian’, ‘Le Monde’ kërkon falje

Bota

E përditshmja franceze ‘Le Monde’ e ka nisur këtë të hënë me një apologji për ballinën kontroverse të revistës së përjavshme të saj, ku shihet presidenti Emmanuel Macron në një fotomontazh kuqezi, i konsideruar nga shumë prej lexuesve të saj si reminishencë e propagandës naziste.

Edhe pse një organ i qendrës së majtë, i respektuar gjithashtu, këtë herë është bërë pre e kritikave të ashpra ‘online’ nga deputetë të partisë së Macronit, për shkak të ballinës së 29 dhjetorit të revistës tërheqëse ‘M’

Macron dhe shikimi i tij i ashpër shërbyen si sfond për imazhin, që tregon gjithashtu turma masive nën këmbët e ‘Harkut të Triumfit’ në sheshin ‘Champs Elysees’ të Parisit, disa prej të cilëve duke valëvitur flamuj francezë.

Imazhi i zymtë i udhëheqësit 41-vjeçar, i rrethuar nga blloqe me ngjyrë të kuqe, solli menjëherë krahasimet me imazhet e Adolf Hitlerit, i përshkruar shpesh nga propaganda naziste teksa i adresohej turmave në montazhe me sfond të kuq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeredaktori Jerome Fenoglio tha se imazhet ishin frymëzuar nga konstruktivizmi rus i fillim shekullit të XX, që përfshinte fotomontazhe, linja diagonale dhe një palet të kufizuar ngjyrash.

ME TE LEXUARAT