Dita e Rinisë/ "Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme"

Politikë
Dita e Rinisë/ "Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme"

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar sot në Ditën e Rinisë largimin e kryeministrit Edi Rama, personi që sipas tij nuk vlerëson as fjalën e studentëve dhe sa atë të pedagogëve.

Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama është armik i dije, pedagogëve, shkenctarëve  dhe akademikëve.

Më tej deputeti i LSI-së e quan kryeministri kundërshtar të lirisë dhe adhurues të diktaturës.

Deputeti Vasili propozon largimin e Ramës nga vendi si të vetmen zgjedhje për një të ardhme më të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

Kryeministri shkollepak e frikacak,kunder dijes dhe lirise,shporrja e tij legjitime.

Kryeministri eshte vendosur hapur kunder dijes.

Fjala e zeri i studenteve dhe aq me keq i pedagogeve nuk kane vleren e argumentit per te.

Bosh dhe cinik ne injorancen e tij,ripertypes batutash shpesh vulgare, sofizmash te trasha dhe argumentimeve pa asnje baze kjo eshte amalgama e diskurit te tij politik e social qe eshte njeherazi i lodhur e monoton nga njera ane dhe bajat e vulgar nga ana tjeter.

Dija eshte armiku me i madh i tij pasi eshte pasqyra mizore e padijes se njohur te tij tashme te njohur nga te gjithe.

Pedagoget,

Shkencetaret,

hulumtuesit,

akademiket jane personat me te urryer prej tij pasi natyrshem vene ne dukje sharlatanizmin dhe boshllekun e frikshem intelektual.

Ndaj edhe qeveria e tij eshte nje sindikate mediokrish te pashembullt.

Kundershtar i lirise dhe adhurues i pjeses me demode dhe regresive te diktatures qe lame pas kryeministri shkollepak eshte sot nje trim i madh me police perpara.

Dhunues i cdo lirije fjale e manifestimi dhe mbi te gjitha dhunuesi i cdo lirije mbi pronen.

Frikacak gjer ne dhimbje dhe bashkeqeveris me fiktivitetin e sebepeve me njerez te akaparuar,sepse ky e ka frike perballjen me qytetaret si djalli nga temjani.

Komunikon shkollepaku me qytetaret nga nje vrime mediatike,qe ngjan si vrime gjirizesh qe ka quajtur ERTV dhe ashtu si gropat septike, qe kuterbojne gjate gjithe dites ashtu edhe ajo qelb vazhdimisht mjedisin me kellirhanen,qe perhap.

Sot eshte 8 dhjetor.

Arrogantet dhe te paditurit si ky me hir apo me pahir duhet te shporren nga rruga e mire ku vendi duhet te ece dhe ku gjeneratat duhet bejne rruge.

Kete kryeminister germadhe qe vjen ere ta largojme sa me pare nga rruga se kjo eshte legjitime,eshte e nevojshme, eshte e vetmja dhe e vetmja zgjidhje.

ME TE LEXUARAT